Tuesday, 25. August 2026
Sport

Ballkani u eliminua nga Kupa, trajneri Pollozhani jep dorëheqje

GS 04/12/2024 1 Min. Lesezeit

Ballkani ka mbetur pa trajner pas eliminimit nga Kupa e Kosovës.

Kampioni në fuqi pësoi humbje nga Rilindja pas ekzekutimit të penalltive dhe u eliminua në rrethin e 1/8 së finales.

Humbja nga Rilindja ka bërë që trajneri Artim Pollozhani të jep dorëheqje.

Ballkani e ka pranuar dorëheqjen e tij, duke i uruar suksese në të ardhmen.

Njoftimi i plotë nga Ballkani:

Tifozë të dashur,

Meqenëse rezultatet e fundit nuk përkojnë aspak me objektivat e klubit, Artim Pollozhani ka dhënë dorëheqje nga pozita e trajnerit, menjëherë pas humbjes së sotme.

Duke i uruar Pollozhanit suksese, klubi e ka pranuar dorëheqjen e tij, ndërsa gjatë ditëve vijuese do të ju njoftojmë për timonjerin që do të vijë në krye të skuadrës. 

Teilen: