• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ballkani vazhdon rrugëtimin historik në Ligën e Konferencës, delegohen gjyqtarët për ndeshjen ndaj Viktoria Plzenit

19/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ballkani do ta zhvillojë ndeshjen e parë kundër Viktoria Plzenit në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës, më 21 shtator (të enjten), me fillim nga ora 21:00.

UEFA ka deleguar tashmë edhe gjyqtarët për këtë përballje. Gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë janë nga Polonia.

  

Damian Sylwestrzak do të jetë gjyqtari kryesor. Bartosz Heinig dhe Adam Karasewicz do të jenë ndihmësit e tij.

Wojciech Myc është caktuar për në rolin e gjyqtarit të katërt.

Ndërkaq, në dhomën e VAR-it do të jetë Pawel Malec, bashkë me asistentin e tij, Tomasz Musial.

Kjo paraqitje e ekipit suharekas në nivelin e tretë të garave evropiane për skuadra të futbollit, është sukses historik të cilin Ballkani e realizoi dy herë radhazi.

Pas ndeshjes së fundit të Ballkanit në Superligën e Kosovës, pas barazimit me Dukagjinin 1:1, ekipi do ta vazhdojë ndeshjen e radhës mysafir te Viktoria Plzeni. Ballkani ndeshjet evropiane si vendës do t’i luajë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Më 5 tetor pret Dinamo Zagrebin e më 26 tetor Astanën, ndërsa udhëton në Kazaktistan më 9 nëntor. Kampioni aktual i Kosovës më 30 nëntor luan në shtëpi ndaj Plzenit, kurse e mbyll fazën e grupeve si mysafir i Dinamo Zagrebit më 14 dhjetor.

  

  


Next Post

​Inzaghi merr lajm të keq para sfidës me Real Sociedadin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.