Ballkani ka shënuar fitore kundër Malishevës, në takimin hapës të javës së 15-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Kampionët në fuqi të Kosovës triumfuan 0:2 në udhëtim te Malisheva, në stadiumin “Liman Gegaj”, shkruan lajmi.net.
Mesfushori Nazmi Gripshi hapi llogarinë në minutën e 30-të të përballjes.
Ballkani kreu punën në pjesën e parë, konkretisht në minutën e 45-të, Berisha realizoi golin e dytë, gol i cili në fund doli të jetë edhe i epilogut përfundimtar të takimit.
Ballkani me këtë fitore vazhdon kryesimin me 35 pikë, tani 10 më shumë se Drita e Llapi.
Malisheva përkundër humbjes, mbetet në vendin e katërt me 20 pikë gjithsej./Lajmi.net/