• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, September 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Ballon d’Or 2025”/ Olympique de Marseille i prish festën PSG-së, s’shtyn klasiken dhe kërcënon me padi Ligue 1

22/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kushtet e këqija atmosferike që kanë prekur jugun e Francës detyruan drejtuesit e Ligue 1 franceze që të shtyjnë për sot në mbrëmje ndeshjen mes Olympique de Marseille dhe PSG, e cila ishte programuar për tu luajtuar të dielën në orën 21:00.

Fakti se sot do të mbahet edhe ceremonia e “Ballon d’Or 2025”, ku PSG-ja do të përfaqësohet nga 40 antarë të klubit, ka shtyrë Ligue 1 franceze që të kërkojë mirëkuptimin e Olympique de Marseille duke i propozuar të martën mbrëma si afatin e fundit për të zhvilluar “klasiken” e madhe.

Përballë këtij propozimi klubi i Olympique de Marseille ka kërcënuar më padi Ligue 1 franceze. Rregullorja është në anën e klubit pritës pasi për takime, të cilat shtyhen për shkak të kushteve të vështira atmosferike, thuhet qartë se dueli duhet të fillojë apo të rinisi (nëse është ndërprerë) nga minuta kur është abandonuar të nesërmen e ditës që ishte në program për tu luajtur. Neni 548 i Ligue 1 ka detyruar PSG-në që të jetë sot në mbrëmje në fushë pa një numër të madh lojtarësh, të cilët nuk mund të humbin ceremoninë e “Ballon d’Or 2025” ku pritet që të kurorëzohet Ousmane Dembélé.

Next Post

Lajm i hidhur për djalin e Van Bommel-it, mbyll sezonin pas një dëmtimi të rëndë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.