Saturday, 14. February 2026
Sport

Baloteli fiton mijëra euro dëmshpërblim, marrin fund akuzat për përdhunim

GS 24/05/2023 1 Min. Lesezeit

I akuzuar për përdhunimin e një vajze minorene, historia që përfshinte Mario Balotelin ka marrë fund. Sulmuesi italian është shpallur i pafajshëm dhe pas hekurave ka përfunduar avokati që pretendonte të kishte përfitime të mëdha financiare.baloteli

Avokati nga Treviso, Roberto Imparato është dënuar me 2 vite e 3 muaj burg teksa duhet që sulmuesit ti paguajë edhe shumën e 80 mijë eurove si dëmshpërblim për dëmtimin e imazhit.

Historia daton 5 vite më parë, kur avokati së bashku me një vajzë minorene, kishin inskenuar përdhunimin e kësaj të fundit. ai kishte kërkuar që minorenja të fliste me Balotelin, ndërkohë që avokati e shantazhonte sulmuesin duke kërkuar 100 mijë euro për të heshtur por fatmirësisht për Balotelin, gjërat janë zbardhur.

PANORAMASPORT.AL


Teilen: