Sulmuesi italian Mario Balotelli, aktualisht ende pa ekip, foli për La Repubblica para një prej seancave të tij stërvitore:
“Dua të jem gati, do të doja shumë të qëndroja në Itali këtë herë”. Balotelli është lojtar i lirë që nga korriku i kaluar kur i skadoi kontrata me skuadrën turke Adana Sport dhe emri i tij është rikthyer në qarkullim disa herë, jo vetëm në nivel klubi: “Ajo që ka rëndësi për mua është të luaj, nuk mendoj për një rikthim në kombëtare”, ka thëenë mes të tjerash ish-sulmuesi i Milanit, Interit dhe Manchester City.
Për të gjetur një ekip të ri, Super Mario ka afat deri më 12 dhjetor, datë në të cilën skadon periudha e regjistrimit për lojtarët e lirë. Karriera e tij shënon 495 ndeshje dhe 210 gola për klube dhe 36 paraqitje me 14 gola për ekipin kombëtar.