• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Balotelli: Lautaro më i fortë se Lewandowski, versioni më i mirë i Ibrahimovic ka qenë tek Interi

13/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Fundjava e Serisë A që lamë pas solli shumë emocione dhe rezultate surprizë. Për këtë gjë ka folur dhe ish-sulmuesi i Italisë, Mario Balotelli, i cili në një intervistë për “TvPlay” u ndal te goli i Murielit kundër Milanit, forma e Lautaro Martinezit dhe sulmuesi më i mirë sipas tij.

“Muriel shënoi një gol fenomenal. A më kujton Ronaldo Fenomenin? Po, domethënë teknika bazike dhe lëvizja.

Lautaro? Është shumë i fortë. Kam parë vetëm pak sulmues më të fortë se ai. Do ta vendosja Lautaron para Lewandowski. Midis Osimhenit dhe Lautaros? Do të ishte fenomenale nëse ata të dy do të ishin në një skuadër.

Sulmuesi më i mirë mes Benzemasë së Realit, Suarezit të Liverpool dhe Barçës edhe Ibrës së Interit, mendoj se do të zgjidhja Suarezin. Ai ishte vërtet madhështor.
Cilin version të Ibrës do të zgjidhja mes atij të Juves, Interit apo Milanit? Do të zgjidhja atë të Interit.

Lukaku? Goli i tij në fundjavë ishte mjaft i bukur, madje kishte kurajën që të godiste me kokë. Kartoni i kuq? Ai nuk është lojtar i keq, por ndërhyrja e tij ishte e rëndë, mund t’i thyente këmbën kundërshtarit”, u shpreh Balotelli./ h.ll/abcnews.al

Next Post

Daja: Nuk kemi çfarë të humbim

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.