• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Balotelli sërish në Serie A, do të zëvendësojë futbollistin e dëmtuar

08/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Torino ka marrë lajmin e keq se sulmuesi kolumbian Duvan Zapata ka dëmtuar meniskun dhe do të qëndrojë për një periudhë shumë të gjatë jashtë fushave. Madje përflitet se sezoni është i përfunduar që tani për 33-vjeçarin. Ky dëmtim ka detyruar skuadrën e Torinos të hidhet në merkato, për të sjellë që tani një përforcim.

Dhe një nga emrat në listë është ai i sulmuesit italian Mario Balotelli. 34-vjeçari është aktualisht pa skuadër dhe mund të federohet në çdo moment. Sipas të përditshmes “La Stampa”, menaxherët e Balotelli kanë nisur nga puna dhe po kontaktojnë me drejtuesit e ekipit të njohur Italian.

Tani ai ndodhet në Brescia ku po stërvitet individualisht dhe shpreson për “një thirrje nga një ekip italian i Serisë A”. Vetë Balotelli ka pohuar së fundi se ka refuzuar disa oferta të mira nga jashtë Italisë, madje edhe nga Amerika Latine, për të luajtur sërish në Serie A. Ky mund të jetë shansi i artë për sulmuesin e njohur për t’u rikthyer protagonist. 

Next Post

“Dua të mbetem te Kombëtarja”, Pajazit: Si Demollari? Ëndërroj të bëhem legjendë kuqezi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.