• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, July 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Balotelli thyen heshtjen pas aksidentit me makinë

25/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mario Balotelli ka thënë fjalën e tij pasi u përfshi në një aksident me makinë në Brescia të enjten në mbrëmje, duke ndarë habinë dhe zhgënjimin e tij që u bë sërish titull i mediave.

Balotelli përplasi makinën Audi RS Q8 të tij në një mur mbrëmjen e së enjtes, duke u shpëtuar pa lëndime serioze, megjithëse ai refuzoi të jepte një test alkooli, gjë që çoi në konfiskimin e patentës së tij.

Të nesërmen, të premten mbrëma, Balotelli foli me Dillinger News, i drejtuar nga ‘famëkeqi’ Fabrizio Corona, për të dhënë versionin e tij të ngjarjeve.

Sulmuesi i klubit turk, Adana Demirspor, ka thënë se nuk mund të besonte se këto lloj historish do të ishin ende me interes.

“Sapo përplasa makinën time, shkova në shtëpi me një makinë tjetër”, ka thënë fillimisht Balotelli.

“Mendova se krijimi i një zhurme të madhe për diçka të tillë kishte dalë nga moda. Unë mund të kuptoj nëse të tjerët ishin të përfshirë, ose nëse dikush u lëndua, por unë thjesht përplasa makinën dhe shkova në shtëpi”.

“Ka një miliard probleme dhe e vetmja gjë që shoh në gazeta është aksidenti im. Nuk do të kishte problem nëse nuk do të kisha sigurim gjithëpërfshirës, ​​por fatmirësisht e kam pasur”.

“Në vend që të flasin për çështje të rëndësishme, ata flasin për këtë. E pabesueshme”, përfundoi sulmuesi italian.

Next Post

“Qytetarët” rikuperojnë pjesët, ja formacionet e mundshme të Mançester Sitit dhe Liverpulit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.