Komisari teknik i Portugalisë dhe bashkëshortja e tij kanë kaluar një mbrëmje të vështirë pasi shtëpia e tyre është dhunuar nga një bandë bullgare, e cila thuhet se është larguar duke marrë të mira materiale prej 700.000 mijë paundësh.
Sipas medieve portugeze në momentin kur ka ndodhur ky akt Roberto Martinez dhe Beth Thompson nuk kanë qenë në shtëpi pasi ishin duke darkuar në një restorant në Lisbonë.
Sipas Policisë banda ka thyer një dritare për të hyrë në pronën luksoze në qytetin Cascais, i cili ndodhet në perëndim të Lisbonës. Policia dyshon se hajdutët ishin në dijeni të planeve të çiftit, i cili kishte qëndruar për rreth katër ora larg rezidencës.