• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Banjaja: Markez është i fortë

28/05/2025
in Formula 1, Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Peko Banjaja vazhdon të jetë në krizë rezultatesh në këtë sezon në Moto GP.

Në dy Çmimet e Mëdha të fundit, piloti i Dukatit ka arritur të marrë vetëm 4 pikë nga 74 të mundshme.

Në Silverston ai përfundoi i gjashti në Sprint dhe u rrëzua në garën e së dielës. Edhe një herë tjetër, italiani u ankua për mungesë besimi me pjesën e përparme.

Megjithatë, ndryshe nga Peko, shoku i skuadrës, Mark Markez, po shkëlqen, teksa kryeson Botërorin. Banjaja vlerëson Markezin, teksa thekson se me performancën e tij po mbulon problemet e Dukatit në këtë sezon.

“Mark është tepër i fortë, sepse i fsheh problemet që po kemi. Unë e di potencialin tim, vlerën time. E di që, nëse jam i mirë, nëse gjej kushtet e duhura, do të fitoj gara.

Jam i qetë për këtë dhe e di sa shumë po punojnë të gjithë për të zgjidhur problemin. Mendërisht, kjo nuk më prek mua.

E di që, kur dal në pistë, jap 100 %. Nëse 100 % do të thotë të përfundoj i treti në kualifikuese ose i gjashti në Sprint, kjo është sepse kam dhënë gjithçka.

Nuk mund të bëj më shumë se kaq. Gjithmonë përpiqem të jap maksimumin tim, por ka një limit”, deklaron dy herë kampioni i Botës në Moto GP. Ndalesa e radhës në Botërorit do të jetë në fundjavën mes datave 6-8 qershor në Aragon për Çmimin e Madh të Spanjës.

Next Post

Donis Avdijaj konfirmon largimin nga skuadra austriake

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.