Të mërkurën, ka vazhduar xhiroja e 33-të e Superligës së Kosovës në futboll, mme dy ndeshje.
Në Klinë dhe Drenas janë zhvilluar duelet, ku njëri ka përfunduar baras kurse tjetri ka dhënë fitues.
Ndeshja e ditës, e zhvilluar në stadiumin “18 Qershori” ndërmjet Dukagjinit dhe Prishtinës, ka përfunduar me rezultatin 0:0.
Përkundër faktit se të dyja skuadrat kërkuan fitoren me çdo kusht, në fund u pajtuan me nga një pikë nga kjo përballje.
Për Prishtinën, ky është barazimi i tretë në katër ndeshjet e fundit dhe e mbanë në pozitën e 6-të në tabelë me 44 pikë dy më shumë se Dukagjini që mbetet i shtati dhe regjistri barazimin e katërt në pesë duelet e fundit.
Ndërkohë, ndeshja në Drenas ndërmjet Feronikelit ’74 dhe Suharekës, është mbyllur mme fitoren e mysafirëve me shifrat 3:1.
Jakup Berisha, Fitim Susuri e Mevlan Zeka realizuan për Suharekën kurse për vendasit golin e nderit e shënoi Adonis Qorri.
Feronikeli ’74 tashmë ka rënë nga Superliga kurse Suhareka është në vendin e parafundit në tabelë me 36 pikë.