Real Madridi reagoi shpejt për ta mbyllur baras pjesën e parë të ndeshjes që po luhet në “Bernabeu” me rezultat 1:1.
Marseille shënoi golin e epërsisë në minutën e 22-të. Për 1:0 shënoi Timothy Weah. Por festa e francezëve zgjati shkurt.
Gjashtë minuta më vonë, Kylian Mbappe barazoi rezultatin në 1:1. Francezi shënoi golin e barazimit nga penalltia.
Në Torino, Juventusi pati më shumë nga loja ndaj Borussia Dortmundit, por 45 minutat e para u mbyllën pa gola.
Në dy ndeshjet e tjera Benfica po e mposht Qarabag 2:1 dhe Tottenham po udhëheq 1:0 ndaj Villarrealit në pjesën e parë.