• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

​Barazim në derbin e Gjilanit, Dukagjini fiton ndaj Feronikelit 74

17/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Drita dhe Gjilani e mbyllën ndeshjen e sotme me një barazim 2:2, në kuadër të xhiros së 26-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Drita shpërdoroi një rast të artë për të barazuar pikët me Ballkanin, duke mbetur në pozitën e tretë me 50 pikë.

Gjilani, nga ana tjetër, fitoi pikë të rëndësishme në garën për t’iu shmangur rrezikut për rënie nga elita, duke kaluar në pozitën e shtatë me 26 pikë.

Blendi Baftiu shënoi për Dritën në minutën e 24-të. Edi Basha barazoi në minutën e 32-të, derisa Qëndrim Ismajli i dha epërsi skuadrës së Gentian Mezanit në minutën e 44-të.

Drita vendosi shpejt baraspeshat në rezultat në pjesën e dytë, kur Albert Dabiqaj shënoi për të barazuar në minutën e 55-të.

Pa fitues u mbyll edhe ndeshja në Lipjan, ndërmjet Fushë Kosovës dhe Prishtinës 0:0m, ndërsa Dukagjini mposhti si vendës Feronikelin 74 me rezultat 1:0, me golin e Altin Merlakut në minutën e 45-të.

Next Post

Skuadra shqiptare barazon me Sutjeskën e Nikshiqit 

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.