Një gol i shënuar në minutat e fundit kundër Dortmundit i lejon Bayern Munichut ta mbajë këtë kundërshtar në një distancë 10-pikëshe në renditjen e Bundesligës, edhe pse Eintracht Frankfurti sot ka mundësinë të shkurtojë diferencën deri në 4 pikë me kryesuesit.
Ishte një ndeshje shumë e bukur në Westfalenstadion, teksa bavarezët provuan golin me anë të Sané. Megjithatë, pas disa minutash, Gittens dhuroi spektakël duke kaluar Dortmundin në avantazh.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin vendas, ndërsa në nisje të së dytës ishte Thomas Müller që, falë bashkëpunimit me Musialën, pati një mundësi të artë, por portieri Kobel realizoi një superpritje.
Në krahun tjetër, Marcel Sabitzer pati shansin e artë për të mbyllur ndeshjen, por Neuer i tha “JO” golit të dytë të Dortmundit.
Nga një gol i shpëtuar te një gol i shënuar, 5 minuta para fundit, Musiala shënoi me kokë golin e barazimit, duke bërë që kjo klasikja e futbollit gjerman të përfundonte me ndarjen e pikëve.
Afrohet paksa me kreun Bayer Leverkuseni, që mposhti në transfertë Union Berlinin 2-1. Golat për kampionët në fuqi të Gjermanisë u shënuan nga Frimpong dhe Patrik Schick. Ky sukses e çon Leverkusenin në vendin e tretë, me 7 pikë distancë nga Bayerni.
Në krizë të thellë ndodhet Leipzig, që u shkatërrua 5-1 nga Wolfsburgu në fushën e vet. /vizionplus.tv