Nuk ka se si të jetë i lumtur pas barazimit 1-1 trajneri i Juventusit, Tiago Mota i cili u shfaq i zhgënjyer nga rezultati.
Ai megjithatë në komentin e tij për ndeshjen u shpreh se dëmtimet luajtën një rol të rëndësishëm dhe u ndjenë shumë, sidomos në pjesën e dytë.
Si u ndjetë para ndeshjes kur dëgjuat për lajmin e Boves?
Më erdhi shumë keq për djalin, për shokët e skuadrës dhe mbi të gjitha për familjen e tij. E vendosa veten në vend të babait të tij, të shohësh djalin të kalojë një moment të tillë është diçka e tmerrshme. Shpresoj që djali të mund të rikuperohet sa më shpejtë të jetë e mundur. I kërkoj familjes të tregohen të fortë.
Sa peshuan dëmtimet në këtë ndeshje?
Ne e dinim që kishim shumë dëmtime edhe para ndeshjes. Megjithatë, sa i përket pyetjes, dëmtimet u ndjenë shumë sidomos në pjesën e dytë. Në pjesën e parë ne luajtëm mirë, por në të dytën i dhamë mundësinë Leçes që të bëjnë lojën e tyre. Duhet të shohim përpara, të përmirësohemi nga gabimet që bëjmë dhe të mendojmë për ndeshjen e radhës.
Çfarë mendoni për golin e pësuar?
Golat shënohen për shkak të shumë gabimeve të vogla. Ne bëmë një ndeshje të mirë në pjesën e parë dhe më pak në të dytën. Mund ta shmangnim pësimin e këtij goli, por tani le të mendojmë për ndeshjen tjetër dhe si të përmirësohemi.
Në sulm nuk keni një zëvendësues të Vlahoviçit, pse nuk provoni Jildizin në atë pozicion?
Ai mund ta bëjë atë rol, e ka bërë një moment kundër Lilës. Kundër skuadrave kompakte, ne duhet të arrijmë sa më shumë në zonën kundërshtare dhe në pjesën e parë e kemi bërë këtë gjë me atë dhe Konseisaon.
Ai mund ta bëjë në mënyrë perfektë. Megjithatë unë e shoh më mirë atë që të vijë me shpejtësi në zonë dhe jo të qëndrojë brenda zonës. Ai di t’i bëjë të dyja gjërat, por unë zgjodha Ueah, i cili po e ndihmon shumë skuadrën.
PANORAMASPORT.AL