• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, July 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Barazimi e nervozon

30/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një tjetër mbrëmje e keqe për Realin dhe Ançelotin.

Trajneri i “Los Blancos” ka theksuar se diçka nuk po shkon si duhet në skuadër gjatë konferencës për shtyp pas barazimit në Las Palmas.“Pjesa e parë ishte një pjesë e parë e keqe, ishte e vështirë për ne të gjenim hapësira, ishte e vështirë të rikuperonim topin, të ekuilibronim… gjithçka që na ndodhi kundër Majorkës. Ne duhet të kërkojmë një zgjidhje të shpejtë dhe mendoj se do ta gjejmë atë”, deklaroi fillimisht italiani.

Më pas ai është ngacmuar për pikët e lëna deri më tani.

“Është e vështirë për ne të kërkojmë soliditetin e vitit të kaluar, nuk duhet të kërkojmë justifikime, kalendari është i ngjeshur dhe duhet të gjejmë shpejt një zgjidhje. Të dielën kemi një tjetër takim kundër Betisit. Duhet të jem më i qartë në strategjinë në fushë për t’i dhënë qartësi lojtarëve”.

Duke analizuar më tej takimin, Ançeloti përmendi defektet e ekipit.

“Po luajmë ngadalë, nuk ka lëvizshmëri, topi arrin te sulmuesit kur ekipi rival është i mbyllur, e kemi të vështirë të gjejmë hapësira mes rreshtave… Problemi është fare i qartë, ne duhet të gjejmë një zgjidhje”.

Next Post

US Open, eliminohet Carlos Alcaraz

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.