Wednesday, 13. May 2026
Sport

Barazimi me Lacion, Lokateli: U pa një skuadër e vërtetë, vuajmë bashkë

GS 12/05/2025 1 Min. Lesezeit

Juventusi ishte vetëm një hap larg një fitoreje të madhe në garën për një vend në Ligën e Kampioneve, por goli i Vesinos në fundin e takimit ndaj Lacios në “Olimpico” u hoqi bardhezinjve dy pikë tejet të rëndësishme.manuel-locatelli-juventus-1630485015-70106Pas ndeshjes, kapiteni Manuel Lokateli doli në konferencë për shtyp për të komentuar barazimin dhe gjendjen e skuadrës.

“U pa një skuadër e vërtetë që donte të vuante bashkë. Kjo është baza nga ku duhet të rifillojmë për dy ndeshjet e fundit. Në raste emergjente luan aty ku të kërkon trajneri. Ne duhet të sigurojmë kualifikimin në Champions dhe të japim maksimumin. Do ta ndjekim ndeshjen e Romës të hënën, por nuk mund të shpenzojmë energji për gjëra që nuk i kontrollojmë. Këto ndeshje vendosen në detaje. Këtë herë u desh të mbronim rezultatin për shkak të situatës së vështirë dhe inferioritetit numerik”, tha ndër të tjera Lokateli.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: