Tuesday, 19. May 2026
Sport

Barazimi me Vajekanon, Ançeloti: Na mungoi vetëm goli

GS 06/11/2023 1 Min. Lesezeit

Reali i Madridit duket se ka qenë i dehur nga suksesi në Klasiken kundër Barcelonës dhe përballë Vajekanos nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola. Një rezultat që e ka zbritur në vendin e dytë dhe ka ngritur pikëpyetje mbi lojën e “los blancos”.

anceloti

Trajneri Ançeloti duke folur pas ndeshjes nuk e ka fshehur zhgënjimin për dy pikë të lëna.

“Sigurisht që nuk jemi të kënaqur me rezultatin. Kemi krijuar shumë mundësi për shënim, por nuk arritëm të finalizonim si duhet rastet e krijuara. Nuk mendoj se skuadra ishte e lodhur, thjesht kur nuk shënon nuk fiton.

Kjo na ndodhi neve, sepse për sa i përket lojës jam i kënaqur me paraqitjen e bërë nga ekipi. Nuk më shqetëson mungesa e golit, sepse ne krijuam dhe kjo është shumë e rëndësishme në futboll”.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: