• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Barazimi me Venezuelën, Messi: Kushte skandaloze, nuk bëmë dot dy pasime radhazi

11/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Leo Messi është i lumtur për kthimin në kombëtare, pas dëmtimit, por jo aq për barazimin 1-1 ndaj Venezuelës. Kapiteni i Argjentinës e komentoi kështu ndeshjen në transfertë, e vlefshme për kualifikueset e Amerikës së Jugut, me synim sigurimin e biletave finale të Botërorit 2026:

“Ishte një pritje e gjatë për të luajtur përsëri. Kishte kaluar një kohë e gjatë pa luajtur me kombëtaren, më kishte munguar kjo fanellë.

Natyrisht, ndihem i lumtur që jam kthyer, që jam në gjendje të kem vazhdimësi, të jem sërish këtu.

Nëse themi të vërtetën është bërë shumë e vështirë të luash këtu, në të tilla kushte. Grumbullimi nuk na ndihmoi të bënim atë që donim. Nuk ishim të përgatitur për një ndeshje të tillë, u zumë në befasi për të luajtur me topat e dytë dhe shfrytëzuar gabimet e kundërshtarit.

Nuk ia dolëm dot të bënim dy pasime radhazi për shkak të kushteve skandaloze të fushës. Jam i lumtur të luaj sërish në Argjentinë, të martën. Tani do të udhëtojmë, do të pushojmë dhe do të përgatitemi për ndeshjen në shtëpi”. 

 

Next Post

Shqipëria U-19 triumfon me 3 gola në miqësoren e parë ndaj Malit të Zi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.