Wednesday, 27. May 2026
Sport

Barazimi në “Bernabeu”, Simeone injoron Realin: Barcelona ka skuadrën më të mirë në Spanjë

GS 09/02/2025 1 Min. Lesezeit

Atletiko Madrid barazoi dje 1-1 në transfertën e Real Madrid. Ishin miqtë që shënuan të parët me penallti, ndërsa të besuarit e Ançelotit vendosën baraspeshën në pjesën e dytë.

sIMEONE

Pas ndeshjes foli trajneri i Atletikos, Simeone. Ky i fundit këmbëngul që Barcelona ka skuadrën më të mirë në La Liga.

“Akoma insistoj se Barcelona është skuadra më e mirë në La Liga. Ata sulmojnë shumë mirë, kanë shpejtësi të pabesueshme te lojtarët e tyre dhe luajnë shumë mirë si skuadër. Të shikojmë nëse fitojnë nesër(sot)”, u shpreh Simeone ndër të tjera.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: