• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Barazimi pa gola përballë Junajtid, keqardhja nga Klop: Edhe kur i mundëm 7-0 nuk i dominuam kështu

18/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Liverpulit, Jyrgen Klop, tha se nuk i kujtohet një ndeshje që skuadra e tij ta ketë dominuar më shumë, sesa kjo kundër Mançester Junajtidit dhe meritonte që ta fitonte. Trajneri gjerman u shpreh se edhe në mars, kur i mundën 7-0 nuk i kishin dominuar në këtë mënyrë.

klop

“Pash shumë gjëra të mira, e vetmja gjë që nuk më pëlqen është rezultati. Ne duhet të kishim shënuar. Ishim të nxituar në momente të caktuara, por më pëlqeu shumë intensiteti i lojës dhe nisja e ndeshjes. Të gjithë e panë atë që donim, kundërpresingu ynë ishte i mirë si grup dhe nuk i lamë të dilnin. Nuk mbaj mend një paraqitje kaq dominuese kundër Junajtidit, madje edhe në 7-0. Tani përfundoi 0-0 ata ndoshta ndjehen pak më mirë se ne. Ne e marrim pikën dhe vazhdojmë. Ishte lloji i ndeshjes që prisja. Nëse luajmë kështu, është e vështirë për skuadrën kundërshtare të dalë nga gjysmëfusha e tyre”.

Pastaj edhe një batutë me mediat për rolin e superfavorites që i kishin vendosur skuadrës së tij, gjë që nuk bëri veçse ndihmoi rivalët e Junajtidit:

“Unë mendoj se ju e mbivlerësoni ndikimin tuaj. Ne nuk shqetësoheshim për atë që ju thoni. E dinim se do të ishte e vështirë. Ajo që të gjithë thonë vetëm e ndihmon Junajtidin. Ata u karikuan dhe nuk mund të kujtoj një ndeshje ku ata tundin një flamur të bardhë, kjo nuk ka mundësi. Këtë herë ishte faji ynë”.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

Next Post

“Dhimbje koke” për Ançelotin, një tjetër yll i Realit dëmtohet dhe mbyll para kohe sezonin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.