Skuadra e Leeds United nuk ka arritur më shumë se një barazim (2-2) në ndeshjen ndaj Newcastle United e vlefshme për javën e 36-të në Premier League.
Dy gola u shënuan në pjesën e parë. Fillimisht shënoi ekipi vendas me anë të Ayling, shkruan Lajmi.net
Golin e barazimit e shënoi Wilson në minutën e 31’të nga pika e bardhë e penalltisë.
Në pjesën e parë, Leeds United dështoi të shënonte një gol nga pika e bardhë e penalltisë, pasi sulmuesi anglez, Bamford gaboi nga 11-metërshi.
Në pjesën e dytë, Wilson shënoi golin e epërisë për mysafirët nga 11-metërshi.
Kurse golin e barazimit e shënoi Kristensen në minutën e 79’të.
Me këtë barazim Newcastle shkon në kuotën e 66 pikëve në pozitën e tretë, kurse Leeds po lufton për mbijetesë. Tani kanë 31 pikë në pozitën e 18-të./Lajmi.net/
RASMUS KRISTENSEN WITH THE EQUALIZER!!!https://t.co/t1YqL4EdsZ
— Football Report (@FootballReprt) May 13, 2023