Portieri shqiptar, Alen Sherri debutoi mbrëmë me Kaljarin kundër Milanit, në një ndeshje që u mbyll në barazimin 3-3.
Skuadra e tij arriti të ndalë kuqezinjtë, që luanin pas euforisë së fitores me Realin e Madridit. Një moment historik ky për ish-gardianin e Egnatias. Pas përfundimit të sfidës ai ka bërë një reagim në rrjetet sociale ku ka ndarë edhe disa foto.
Postimi i plotë
Debutimi në @seriea! 🔴🔵
Faleminderit të gjithëve për mbështetjen 🙌🏻
PANORAMASPORT.AL