Sunday, 26. April 2026
Sport

Barazon rekordin e Zvonimir Bobanit

GS 08/03/2024 1 Min. Lesezeit

Barazon rekordin e ish futbollistit kroat, Zvonimir Boban!

Mesfushori i Milanit, Ruben Loftus-Cheek, po kalon një moment mjaft të mirë te kuqezinjtë, teksa gjeti sërish rrugën e rrjetës në triumfin 4:2 që skuadra e Piolit arriti në Ligën e Konferencës ndaj Slavias së Pragës.  

Falë golit të shënuar mbrëmjen e sotme, anglezi barazoi rekordin e Zvonimir Boban duke u bërë mesfushori i fundit që shënon 3 gola në 3 paraqitjet e tij të para me Milanin në Europa League.

Të njëjtën statistikë e regjistronte Boban në vitin 1995.

Teilen: