Barça vazhdon të bëjë detyrat e shtëpisë dhe mund të kurorëzohet kampione e La Ligës brenda 24 orësh nëse Real Madridi nuk arrin të mposhtë Espanyolin të dielën në RCDE Stadium. Skuadra e Flick triumfoi në El Sadar me rezultatin 2-1 kundër Osasunës, e cila, ndonëse e dobësuar nga mungesa e Víctor Muñoz, ende aspiron kualifikimin në Evropë sezonin e ardhshëm.
Që në fillim ishte e qartë se ideja e të luajturit për barazim ishte jashtë diskutimit për Barcën, qëllimi i tyre ishte të fitonin dhe të siguronin titullin sa më shpejt të ishte e mundur.
Lewandowski, 10 minuta para fundit, dhe Ferran Torres gjashtë minuta më vonë vulosën fitoren, duke u dhënë atyre tri pikët që mund të sigurojnë titullin këtë të diel dhe t’u jepnin një roje nderi në El Clásico. Goli për Osasunën u shënua nga Garcia në fundin e takimit.
Barcelona është ngjitu në kuotën e 88 pikëve pas 34 javësh kampionat, ndërsa Osasuna ndodhet në vendn e 10-të me 42 pikë.