• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Barça do të nxjerrë në ankand reliket e çmuara të ‘Camp Nou’… edhe dollapin e Messit

09/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Si pjesë e projektit të “memorabilia”-s, që nisi vitin e kaluar, Barça ka njoftuar një ankand unik për artikuj të lidhur me “Spotify Camp Nou”.

Ndër objektet kryesore përfshihen komodinat e përdorura nga lojtarët ndër vite, si ajo e Leo Messit, pikat e penalltive të stadiumit, flamurët e këndit dhe stemat e vendosura përpara stolave të ekipeve.

Këto artikuj do të jenë pjesë e një ankandi publik, duke iu dhënë mundësinë tifozëve të marrin në shtëpi një fragment të historisë blaugrana dhe ta ndajnë atë me brezat e ardhshëm.

Gjithashtu, në dispozicion do të jenë fotografitë ikonike të ekipeve kampione të Champions League (1991-1992, 2005-2006, 2008-2009, 2010-2011 dhe 2014-2015), të cilat zbukuronin tunelin e dhomave të zhveshjes së stadiumit.

Për të realizuar këtë nismë, Barça do të bashkëpunojë me “Goldin”, një kompani lider në sektorin e ankandeve, me të cilën klubi ka punuar edhe më parë.

“Goldin” ka një histori mbresëlënëse shitjesh të lidhura me Barcelonën dhe botën e futbollit. Ndër “operacionet” më të spikatura përfshihen: Bluza e Leo Messit nga “El Clásico” e prillit 2017, kur shënoi golin e fitores.

Një kartolinë e firmosur nga Lamine Yamal në sezonin e tij të parë.

Një kartolinë nga debutimi i Messit me Barçën, ndër të tjera kujtime të vlefshme.

Ankandi do të nisë më 23 janar, në orën 10:00 të mëngjesit (me orën e Barcelonës), dhe do të qëndrojë aktiv deri më 13 shkurt, në orën 04:00 të mëngjesit.

Artikujt do të kenë një çmim fillestar dhe ofertat do të përcaktojnë vlerën përfundimtare.

Ky format iu jep mundësi të interesuarve të garojnë për këto objekte historike ekskluzive.

Klubi e nisi projektin “Memorabilia” në fillim të sezonit të kaluar me qëllim ofrimin e artikujve që reflektojnë ndjenjën dhe historinë e Barçës.

Ndër produktet e disponueshme u veçuan: Karriget e “Spotify Camp Nou”, të dizajnuara në tri stile të ndryshme dhe me çmime të arritshme për një publik të gjerë.

Bari origjinal i stadiumit në formate të ndryshme.

Rrjetat e portave, të prezantuara në edicione ekskluzive dhe të kornizuara me dru.

Si risi u prezantua një koleksion diamantesh etikë dhe të qëndrueshëm, të krijuar nga karboni i barit të përdorur në ndeshjen e fundit të zhvilluar në “Spotify Camp Nou”, kundër RCD Mallorca më 28 maj 2023.

 

Next Post

Barça, fitore në gjyq e në fushë/ Katalanasit arrijnë në finalen e Superkupës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.