Wednesday, 4. March 2026
Sport

Barça fiton, Atletico kalon në finale

GS 03/03/2026 1 Min. Lesezeit

Barcelona është eliminuar nga Kupa s Mbretit, pasi nuk i mjaftoi fitorja prej tri golave në duelin e kthimit të gjysmëfinales.

Barcelona, të martën mbrëma triumfoi 3:0 në shtëpi por u eliminua me rezultatin e përgjithshëm 4:3 nga Atletico Madridi, ekip që kishte fituar 3:0 në ndeshjen e parë.

Kështu që, Atletico kaloi në finale të kësaj gare.

Barcelona e mbylli 2:0 pjesën e parë.

Golin e epërsisë 1:0 për Barcelonën e shënoi Marc Bernal në minutën e 29-të, kurse në minutën e pestë shtesë të pjesës së parë, Raphinha shënoi nga penalltia për rezultatin 2:0 të pjesës së parë.

Barcelona shënoi golin e tretë në minutën e 72-të. Sërish realizoi talenti

Bernal për 3:0, rezultat që ishte i pamjaftueshëm për Barcelonën për të siguruar të paktën vazhdimet.

Gjysmëfinalja tjetër është ndërmjet Real Sociedadit dhe Athletic Bilbaos. Ndeshja luhet të mërkurën. Duelin e parë e fitoi Sociedadi 1:0.

Teilen: