• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Barça i vjedh yllin Realit

01/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Barcelona thuhet se ka arritur një marrëveshje në parim me objektivin e Real Madridit dhe mesfushorin e Fenerbahçes, Arda Guler.

18-vjeçari është shfaqur si një nga talentet e rinj më të mirë në grupmoshën e tij.

Ai ka qenë me skuadrën turke që nga vera e vitit 2019 dhe që atëherë ka shënuar nëntë gola dhe ka dhënë 12 asiste në 51 ndeshje me ekipin e parë.

Paraqitjet e Guler mesa duket kanë tërhequr vëmendjen e Real Madridit, Barcelonës, Milanit dhe Arsenalit. Por sipas Gerard Romero, drejtori sportiv i Barçës Deco ka një marrëveshje në parim për ta marrë atë në Katalonjë.

Mbetet për t’u parë nëse Guler, i cili ka një klauzolë lirimi prej 17.5 milionë euro, do të kalojë te Barça këtë verë. Ekziston një shans që ai të kalojë sezonin e ardhshëm te Fenerbahce pasi gjigantët katalanas mund të përdorin kohën për të rregulluar financat e tyre.

Guler mund të luajë në krahun e djathtë, por araqitet më mirë duke luajtur në rolin e numrit 10. Edhe nëse ai nënshkruan për gjigantët katalanas këtë verë, ekziston mundësia që ai të mos luajë shumë në skuadrën e Xavi Hernandez.

Barça aktualisht ka Gavi, Pedri, Frenkie de Jong, Franck Kessie dhe Ilkay Gundogan si opsionet e tyre në mesfushë. Raphinha dhe Ousmane Dembele, ndërkohë, do të garojnë për një vend në formacionin titullar në krahun e djathtë.

Një lëvizje në La Liga do të thotë që Guler të largohet nga klubi për të cilin u rrit. Mesfushori i lindur në Ankara është një tifoz i Fenerbahçes që në fëmijëri dhe është rritur duke pasur idhull legjendën e klubit Alex de Souza, i cili, ashtu si Guler, luajti si numër 10.

Next Post

ZYRTARE/ 3 vite tek kuqezinjtë, Milani shpall “divorcin” me portierin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.