• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, May 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Barça lë pasoja tek Interi, Asllani pritet titullar në Torino

11/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas një ndeshjeje që arriti limitet e aspektit fizik, tani Interi ka nevojë që të pushojë pak. Por impenjimet në kampionat nuk e lejojnë dhe trajneri Simone Inzagi e di mirë këtë. Megjithatë, për duelin kundër Torinos do të ketë disa lojtarë që nuk do t’ia dalin dot për të qenë në fushën e lojës, si Lautaro, Mkitarian dhe Pavar. Kështu që trajneri do të bëjë rrotacion duke qenë i detyruar dhe nuk mund të zbresë në fushën e lojës lojtarët më të mirë.

asllani2

Edhe pse ai nuk kërkon të bëjë hapa fals për të provuar shanset e titullit. Në portë, si gjithmonë do të jetë Zomer, që është një nga elementët më të rëndësishëm dhe ndihmoi skuadrën me pritjet e jashtëzakonshme për të shkuar në finale. Përpara tij do të luajnë Bisek nga njëri krah dhe De Vraj në qendër, për të lënë Açerbin pushim. Në të majtë ka një balotazh, por me shumë mundësi mund të luajë Karlos Augusto. Kjo gjë bën që majtas të jetë Dimarko ose Zalevski, por italiani luajti pak me Barçën, kështu që mund të ketë një fanellë titullari.

Në krahun e djathtë pritet Darmian, pasi Dumfris sakrifikoi dhe u largua nga fusha e lojës i shtrydhur. Në mesfushë do të ketë një fanellë titullari për Kristjan Asllanin, ndërsa në krahët e tij do të luajnë Barela dhe Zielinski. Fratezi nuk është në formë optimale.

Dilemat e mëdha janë në sulm, ku Arnautoviç pritet që të luajë nga minuta e parë. Korrea do të ishte një alternativë e besueshme, por trajneri nuk do që ta zhbilancojë skuadrën totalisht dhe me shumë mundësi do të luajë Turam, i cili ka forcë, pavarësisht se shpenzoi shumë kundër Barçës.

Screenshot 2025-05-11 083819

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Xhiro e 34-të në Superligë luhet sot, të gjitha ndeshjet në të njëjtë kohë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.