• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Barça mace e zezë për Vijarrealin, ja bilanci i përballjeve mes tyre

27/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Vijarreali do të kërkojë një fitore prestigjioze kundër Barcelonës sot në orën 17:30 në “Estadio de La Cerámica”. hfl;

Një rezultat që i ka rezistuar për shumë sezone, pasi shumë shpejt do të bëhen 16 vite nga fitorja e fundit e “nëndetëses së verdhë” në shtëpi ndaj katalanasve. Suksesi i fundit i Vijarrealit ka ndodhur kur stadiumi quhej ende me emrin e vjetër, “El Madridgal”. Dhe pikërisht për këtë duhet të kthehemi në vitin 2007 , kur me kilianin Manuel Pelegrini në stol, Vijarreali fitonte 3-1 përballë Barcelonës.

Ishte data 20 tetor i sezonit 2007-’08, teksa golat e fitores së Vijarrealit mbanin firmën e Santi Kacorlës dhe dy herë të tjera nga Markos Sena. Që atëherë, dhe pavarësisht se deri tetë trajnerë të ndryshëm kanë kaluar në stolin e “nëndetëses”, blutë nuk kanë mundur të mposhtin Barcelonën në stadiumin e tyre. Një seri katastrofike që Vijarreali e ka pësuar me virulencë të veçantë kohët e fundit.

Aq sa katër vizitat e fundit katalanase në Kastejon kanë përfunduar me suksesin e Barçës. Sezonin e kaluar, skuadra e Ksavit triumfonte me një gol të vetëm nga Pedri, i cili do të mungojë nesër pasdite si pasojë e një dëmtimi. Veç Pedrit, për takimin kundër Vijarrealit, trajneri i Barcelonës nuk do të ketë të gatshëm as mbrojtësin e qendrës Ronald Arauho gjithashtu i dëmtuar.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Haaland shpërdoron një 11-metërsh

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.