Kundër Valencias, Barça fitoi edhe një herë me përmbysje një ndeshje që po e humbiste në pjesën e parë me rezultatin 1-2. Me një Levandovski të shkëlqyer, ekipi i Ksavit ktheu gjithçka në favor të tij në 45 minutat e dyta. Paraqitja me dy fytyra e Barcelonës ka qenë konstante në këtë sezon. Dallimi midis performancës në pjesën e parë dhe të dytë është i dukshëm.
Jo më kot, Barça do të ishte e teta në renditje nëse do llogariteshin pikët e pjesëve të para: 44 pikë, 15 më pak sesa Bilbaos që rezulton të jetë ekipi më i mirë në La Liga në pjesën e parë. Reali i Madridit do të ishte i dyti me 57 përpara fqinjëve të qytetit, Atletiko Madrid (52), Girona (52), Betis (48), Sociedad (46), Valencia (45) dhe Barça e lartpërmendur (44). Nga ana tjetër, në pjesën e dytë, katalanasit kanë fituar 29 pikë duke lënë pas Realin me 27 pikë.
Barça gjithashtu ka shënuar vetëm 20 gola në pjesën e parë në 33 ndeshjet e luajtura deri më sot në La Liga me 18 të pësuar. Pas intervalit, katalanasit kanë pësuar 21 gola, por kanë realizuar 48 gola në portën kundërshtare, më shumë sesa dyfishi i numrit të golave të shënuar në pjesët e para të ndeshjeve.
PANORAMASPORT.AL