Dëmtimi i pafat Mark Andre Ter Shtegen e ka bërë që porta e Barcelonës të mbetet në duart e Injaki Penjës.
Portieri nga Alikante, do të jetë përgjegjës për të mbuluar vendin e lënë bosh nga gjermani, i cili ka mbyllur sezonin dhe mund të qëndrojë jashtë fushave për të paktën 8 muaj për shkak të këputjes të tendinit patelar në gjurin e tij të djathtë në ndeshjen kundër Vijarrealit. Injaki Penja luajti pjesën e fundit të ndeshjes kundër Vijarrealit pas dëmtimit të kapitenit Ter Shtegen dhe mbajti portën e paprekur, e pesta që nga debutimi i tij me ekipin e parë dy sezone më parë.
Pavarësisht se kaloi shumë vite si portieri i tretë, Injaki Penja nuk ishte në gjendje të debutonte deri në ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve kundër Viktoria Plzen (2-4), më 1 nëntor 2022, dhe që atëherë ai ka luajtur 23 ndeshje duke mbrojtur portën e Barcelonës. Në sezonin 2022- 2023 ai pati pak pjesëmarrje, me pesë ndeshje, shtatë gola të pësuar dhe një ndeshja pa pësuar. në sezonin e kaluar, 2023- 2024, ai luajti shumë për shkak të një dëmtimi tjetër në gju të Ter Shtegenit.
Ai u aktivizua në 17 ndeshje, pësoi 32 gola dhe mbylli tri takime pa pësuar gol. Mungesa e gjatë e Ter Shtegenit me dëmtimin e së dielës i hap mundësinë Injaki Penjës për të bërë një hap përpara dhe për të konfirmuar potencialin që i dha atij një promovimin në ekipin e parë. Mbulimi i mungesës së kapitenit do të jetë një sfidë e ndërlikuar, por lojtari i të rinjve është përgatitur për të gjatë gjithë kësaj kohe.
PANORAMASPORT.AL