Wednesday, 29. April 2026
Sport

Barça nuk gabon, përmbys Sociedadin dhe kap vendin e parë

GS 28/09/2025 1 Min. Lesezeit

Në ndeshjen e javës së 7-të të La Ligës, Barcelona siguroi vendin e parë në renditje. Skuadra e Flick mundi Real Sociedadin 2-1 dhe, falë humbjes së rëndë të Real Madridit në derbi kundër Atlético Madridit, kaloi në krye të ligës.

Koundé dhe Leëandoëski ndihmuan Blaugranët të siguronin një fitore në shtëpi, duke përmbysur epërsinë e hershme të Odriozolas. Rashford dhe Yamal gjithashtu dhanë dy asiste.

Skuadra e Flick tani ka 19 pikë, një më shumë se Blancos e Xabi Alonsos. Ndërkohë, Sociedad mbetet në kuotën e 5 pikëve.

Teilen: