Barcelona është në kërkim të një mbrojtësi qendror, por në fakt emri më i kërkuar në tregun e Blaugranëve tani është Joao Cancelo. Hansi Flick ka kërkuar përforcime dhe, duke pasur parasysh kufizimet e Fair Play Financiar, rikthimi i portugezit (aktualisht te Al Hilal) është opsioni më efektiv nga ana e kostos.
Cancelo po përpiqet të rikthehet dhe do të ishte i gatshëm të pranonte një ulje drastike të pagës, por në rrugën e tij është dhe Interi. Zikaltërit janë të interesuar dhe mund të ofrojnë de Vrij ose Acerbi si lojtarë shkëmbimi, profile që u pëlqejnë sauditëve.
Barça mund ta shohë Cancelon si anësorin ideal, pasi nuk ka arritur të gjejë qendërmbrojtësin me këmbë të majtë që trajneri fillimisht e donte në treg.
Por tifozët e refuzojnë këtë ide. Te Mundo Deportivo ka shumë komente negative për Cancelon, me shprehjet më të njohura, “Është shaka, apo jo? Më kujtohet si mbron…”.


