• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Barça, “presion” Ksavit për të ndryshuar mendje, katalanasit nuk duan që të largohet

01/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ishte 27 janari 2024, kur fill pas humbjes 3-5 kundër Vijarrealit, trajneri i Barcelonës, Ksavi Hernandez deklaroi se në fund të sezonit do të largohej nga drejtimi i ekipit. Një deklaratë që kapi të papërgatitur të gjithë në klub, duke përfshirë dhe presidentin Joan Laporta.

KSAVI

Gjithçka ndodhte kur Ksavi, pak muaj më parë, kishte rinovuar deri në vitin 2025, me opsionin për ta zgjatur edhe për një tjetër më shumë. Trajneri konsideronte se largimi i tij ishte i nevojshëm për ekipin që të ndryshonte ecurinë e rezultateve dhe lojës. Vendimi, këmbënguli ai, ishte sa i menduar aq edhe i vendosur. Por që atëherë, klubi e ka “bombarduar” me kërkesa që ai të rishikojë vendimin e tij dhe të vazhdojë në stolin e Barçës. Deri më tani trajneri nuk është lëkundur, duke i qëndruar vendimit të marrë. Por klubi dhe lojtarët duket se do ta ngacmojnë deri në fund në përpjekje për t’i ndryshuar mendjen.

“Unë do të përpiqem me çdo mënyrë për ta bindur Ksavin që të ndryshojë mendim, por është vendimi i tij. Ka shumë ndeshje në La Liga dhe në Champions dhe dua që ai të argëtohet. Unë dëshiroj dhe uroj që ai të qëndrojë, sepse projekti që kemi nuk është as për një dhe as për dy vjet”, tha zëvendës presidenti i Barcelonës, Rafa Juste.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

​Nga MKRS e konfirmojnë: Projekti i stadiumit nacional prezantohet brenda këtij viti

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.