• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Barça vetëm për fitore ndaj Las Palmas, Flik: Tripleta? E vështirë, por nuk ka justifikime

22/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flik ka folur për mediat për ndeshjen kundër Las Palmasit sonte në mbrëmje. Megjithatë, e gjithë vëmendja ka qenë te shorti i Ligës së Kampioneve, me katalanasit që kanë qenë me fat. Barça do të përballet në 1/8 e finaleve me Benfikën, skuadër të cilën e mundi në fazën e grupeve 4-5 në një përballje spektakolare.

flik

Trajneri gjerman nuk ka dashur të shpërqendrohet shumë te Liga e Kampioneve, duke menduar më shumë për kampionatin dhe Las Palmasin, ndërsa nga ana tjetër ai ka komentuar dhe çështjen e gjyqtarëve dhe polemikave të shtuara në javët e fundit.

LAS PALMASI – “Ne jemi shumë të përqendruar dhe të përgatitur. Është një ndeshje e rëndësishme për të treguar forcën tonë. Kjo ndeshje do të vendosë shumë në tabelë”.

SHORTI I CHAMPIONS LEAGUE – “Unë mendoj se është një short i vështirë, sepse Benfika luan shumë mirë. Ata janë të fortë dhe ne kemi parë se ata i njohin shumë mirë kundërshtarët e tyre së fundmi. Nuk është e lehtë të matemi me ta. Nuk mendoj se ata janë një kundërshtar i lehtë për ne”.

FINALJA KUNDËR REALIT NË CHAMPIONS? – “Së pari, ne duhet të arrijmë në finale. Ky është objektivi, dhe ka ende një rrugë të gjatë për të bërë. Së pari, ne duhet të përballemi me Benfikën, e cila është një ekip i mirë”.

GJYQTARËT – “Unë mendoj se ne gjithmonë do të kërkojmë justifikime dhe nëse humbasim është faji i arbitrit. Të gjithë mund të bëjnë gabime, përfshirë arbitrin. Por ne duhet t’i mbrojmë ata, sepse nuk mund të luajmë pa ta. Duhet të luajmë më mirë për të fituar, dhe kjo është gjëja që na intereson”.

TRIPLETA – “Nuk është e lehtë, është shumë e vështirë. Por nuk ka justifikime. Duhet të kemi parasysh cilësinë e skuadrave të tjera. Niveli i rivalëve që kemi përballë është fantastik. Është fantastike të shohësh ndeshje të nivelit të lartë”.

Screenshot 2025-02-22 103100

LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Klubi i Ligës Premier do të nënshkruajë me Calhanoglu

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.