Portieri i Espanyolit, Joan Garcia, do të ketë fatin që të zgjedhë mes disa klubeve të mëdha në verë, pas një sezoni të jashtëzakonshëm në Cornella.
Këtë vikend ishte konfirmuar se interesimi i Barcelonës për Garcian është rritur ndjeshëm dhe se ata me të vërtetë do të bëjnë një përpjekje për ta transferuar atë.
Blaugranasit kanë ardhur në përfundimin se ata nuk mund ta lejojnë një mundësi si Garcia që t’u rrëshqasë nga duart pa u përpjekur, por do të përballen me konkurrencë nga Bayer Leverkusen, Arsenal, Aston Villa dhe Neëcastle United.
Real Madridi dhe Atletico Madridi gjithashtu po vëzhgojnë lëvizjet e portierit spanjoll.
Mbijetesa e Espanyolit do të thotë se klauzola e tij e lirimit nuk do të zbresë në 15 milionë euro, madje mund të rritet këtë javë.
24-vjeçari momentalisht do të kushtojë 25 milionë euro, por në rast se ftohet nga kombëtarja e Spanjës në një të ardhme të afërt ajo shifër do të rritet në 30 milionë euro.
Espanyoli pret që të arrijë një marrëveshje së shpejti, e cila do të përfshijë pagesën e plotë të klauzolës së tij.
Klubi nga Katalonia po synon që të gjitha procedurat të kryhen në kohë rekorde, në mënyrë që në fund të qershorit ata të balancojnë llogaritë e tyre.
Sipas Cadena SER, Barcelona ka arritur një marrëveshje në parim me Garcian sa i përket kushteve personale.
Transferimi i Garcias do të ishte vështirë i menaxhueshëm për Flick, duke marrë parasysh se ai tashmë ka në dispozicion Marc-Andre Ter Stegen dhe Wojciech Szczesnyn