Në prag të El Clasico-s të nesërme, ish-presidenti i Barcelonës, Jose Maria Bartomeu ka zbuluar një prapaskenë të bujshme që lidhet me Vinicius Junior. Bartomeu tregon se Barcelona kishte një marrëveshje paraprake me brazilianin, por oferta e Real Madridit ishte më e mirë.
“Barcelona ishte e interesuar për Vinicius Junior, ne folëm me familjen dhe agjentët e tij. Madje kishte një marrëveshje paraprake. Por ndoshta Real Madridi bëri një ofertë më të mirë dhe ai përfundoi duke u bashkuar me ta”, tha Bartomeu, në një intervistë të fundit për mediet spanjolle.
Kujtojmë se Real Madrid pagoi 45 milionë euro te Flamengo për Vinicius Junior në vitin 2018. Sot braziliani ka një vlerë në treg rreth 150 milionë euro dhe është në bisedime konkrete me “Los Blancos” për rinovimin e kontratës e cila skadon në vitin 2027.