• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, August 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Barcelona bën hapin e madh për transferimin e Felixit, zbulohen detaje të reja

25/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Barcelona synon huazimin e Felixit, pranon të paguajë 100% pagën e tij për një sezon.

Joao Felix vazhdon të jetë gjithnjë e më i lidhur për një transferim te Barcelona.

Sipas “Jijantes”, Xavi ka dhënë dritën jeshile për të sjellë sulmuesin portugez në “Camp Nou” këtë vere.

Felix tashmë e ka bërë të qartë se dëshiron të largohet nga Atletico Madrid dhe as klubi nuk duket i interesuar për ta mbajtur atë.

Kohë më parë, ish-sulmuesi i Benficas e pranoi hapur dëshirën e tij për të luajtur për Barcelonën.

Duke marrë parasysh pagën e madhe që ka reprezentuesi i Porugalisë, opsioni i vetëm që ai t’i bashkohet katalunasve tani është huazimi. Lëvizja në këtë formë mund të realizohet duke marrë parasysh se të gjitha palët duan që kjo të ndodhë.

Barcelona thuhet se ka rënë dakord të paguajë 100% të pagës së 23-vjeçarit për një sezon, por në marrëveshje mos të përfshihet opsioni i blerjes.

Lëndimi i Pedrit, i cili mund të mbetet jashtë për deri në tetë javë, besohet se po e shtyen Barcelonën për të nënshkruar me Felixin.

Next Post

Gjithçka zyrtare, Dominik Livakovic kalon te Fenerbahce

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.