Friday, 22. May 2026
Sport

Barcelona, çerekfinalistja e parë e Championsit

GS 11/03/2025 1 Min. Lesezeit

Barcelona është bërë skuadra e parë që ka avancuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Kalimin në këtë fazë të kësaj gare, Barcelona e konfirmoi të martën duke e eliminuar Benfican me rezultatin e përgjithshëm 4:1.

Ndeshjen e kthimit, Barcelona e fitoi 3:1 kurse javën e shkuar në Portugali triumfoi 1:0 në duelin e parë.

Në ndeshjen e dytë, golat për Barcelonën i shënuan Raphinha (11’, 42’) e Lamine Yamal (27’) kurse për Benfican realizoi Nicolas Otamendi (13’).

Teilen: