Barcelona dhe M.City në garë për Dumfries, Luis Henrique pëlqehet në Angli
Interi ka ndy probleme për të zgjidhur me krahun e djathtë të mbrojtjes. Njëri është ai i titullarit që i mungon aq shumë trajnerit Chivu, pasi është dëmtuar dhe ndërkohë ndiqet nga klubet më të mëdha europiane. Po flasim për Denzel Dumfries.
Tjetri është zëvendësuesi i tij teorikisht, Luis Henrique, i cili deri tani nuk ka bindur. Zikaltrit duan që ta mbajnë holandezin, por e dinë që ai është në shënjestrën e Barcelonës dhe Manchester City.
Pavarësisht afrimit të Cancelo, katalanasit janë të bindur se Dumfries është elementi i duhur për të mbuluar linjën e djathtë të mbrojtjes së Flick. Edhe Guardiola e konsideron lojtarin adapt për të mbuluar një pjesë të fushës, ku deri tani nuk ka gjetur zëvendësues në lartësinë e Walker.
Luis Henrique është larg pritshmërive të klubit zikaltër. Trajneri Chivu, në mungesë të Dumfries, ka qenë i detyruar të aktivizojë Diouf në një rol që nuk është i tij. Për këtë arsye Interi dëshiron ta shesë brazilianin. Ka një ofertë nga Bournemouth, që drejtuesit zikaltër e kanë marrë në konsideratë, ndryshe nga sa është thënë ditët e fundit.