• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Barcelona e do me çdo kusht një mesfushor në verë, ka gati listën e ngushtë me katër yje

20/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Barcelona do të kërkojë një mesfushor me tipare mbrojtëse këtë verë në mënyrë që të adresojë vrimën e lënë hapur nga Sergio Busquets, e cila ende ndihet në Camp Nou.

Mbrojtësi qendror danez, Andreas Christensen e ka mbuluar atë rol në javët e fundit për të frenuar rrjedhën e rasteve të kundërshtarëve, por duket shumë si një zgjidhje e përkohshme.

Do të varet nga drejtori sportiv, Deco për të gjetur një opsion të përballueshëm por cilësor për pozicionin dhe në listë thuhet se janë katër emra.

Siç është raportuar më parë, Amadou Onana i Evertonit është zgjedhja e preferuar për Blaugranët, ndërsa sipas gazetës Sport, Mats Wieffer i Feyenoord, Aleix Garcia i Gironas dhe Joshua Kimmich i Bayern Munich, i cili është i hapur për t’u larguar nga Bundesliga këtë verë, janë alternativat e tjera që po konsiderohen.

Pavarësisht këtij raporti, sipas gazetarit Matteo Moretto, Blaugranët aktualisht nuk janë të përqendruar te Wieffer, i cili duket se është më afër një kalimi te Atletico Madrid.

Profili i tyre i preferuar është dikush më i ngjashëm me Onanën. Garcia duket të jetë ndoshta opsioni më i përballueshëm, por edhe më pak i pranueshëm, pasi ka filluar të luajë pozicionin vetëm këtë vit, dhe si pjesë e një mesfushe dyshe.

Kimmich, ashtu si Onana, duket të jetë operacione të ndërlikuara financiarisht për Barcelonën.

Next Post

Mario Mitaj në “radarët” e gjigandëve të Serie A

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.