Friday, 3. April 2026
Futboll

Barcelona e Flick e ka golin si identitet, gati të rrumbullakosë 300 “rrjeta”

GS 03/04/2026 1 Min. Lesezeit

Barcelona e Hansi Flick është shumë pranë një shifre simbolike; 300 gola në më pak se dy sezone. Aktualisht ka 299 gola, me 174 në sezonin 2024-2025 dhe 125 në 2025-2026, në të gjitha kompeticionet.

Në La Liga ka qenë “motori” kryesor (102 dhe 78 gola), por efikasiteti është shtrirë edhe në Europë (43 dhe 30 në Champions), si dhe në kupat vendase. Skuadra ka mbetur pa shënuar vetëm në 4 ndeshje: ndaj Real Sociedad dhe Leganés, sezonin e parë, si dhe kundër Atletico Madridit dhe Chelsea këtë sezon.

Individët bëjnë diferencën. Robert Lewandowski kryeson me 58 gola, i ndjekur nga Raphinha (53) dhe shpërthimi i Lamine Yamal (39). Kontribuojnë edhe Ferran Torres (34), Dani Olmo dhe Fermín López (nga 20). Golat vijnë edhe nga mesfusha e mbrojtja, me Pedri, Jules Koundé, Eric Garcia dhe Ronald Araújo. Pra, Barça e Flick ka golin si identitet.

Los datos de los 299 del Barça de Flick

Teilen: