Barcelona dhe Interi, do të kenë mungesa në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, në të cilën do të përballen të mërkurën mbrëma.
Për dallim prej Interit, që tashmë ka një mungesë të konfirmuar, Barcelona në anën tjetër do të jetë pa sulmuesin Robert Leëandoëski dhe mbrojtësin Alejandro Balde.
Skuadra e Interit, do të jetë pa mbrojtësin e krahut, Benjamin Pavard kurse sulmuesi Marcus Thuram pritet të jetë i gatshëm për lojë pasi është rikuperuar nga lëndimi i muskulit.
Ndërkohë, të martën prej orës 21:00 do të luhet gjysmëfinalja e parë e Championsit ndërmjet Arsenalit dhe Paris Saint-Germainit.