Barcelona ende nuk ka vendosur në lidhje me fatin e Marcus Rashford. Pavarësisht se Rashford ka treguar një formë të mirë te katalanasit, duke shënuar 13 gola dhe ka dhënë 13 asiste në 45 ndeshje, drejtuesit e Barcelonës ende janë në mëdyshje nëse do të paguajnë shumën 30 milionë euro te Man. United apo jo.
Mediet pranë klubit katalanas zbulojnë se drejtuesit e Barcelonës po shqyrtojnë emra të tjerë për krahun e majtë të sulmit, që i përshtaten më shumë sistemit të Barcelonës.
Ndërkohë, për Rashford ka një interes të madh në Premier League. Një nga këto klube është edhe Tottenham, londinezët po përjetojnë një sezon shumë të vështirë dhe rrezikojnë të bien në Championship. Plani i drejtuesve të Tottenham është të nisin një projekt të ri ambicioz në verë dhe një nga përforcimet që synohet është afrimi i Rashford.