Thursday, 23. April 2026
Futboll

Barcelona fitoj me golin e Yamal, por dëmtimi i tij shqetësoj tifozët

GS 23/04/2026 2 Min. Lesezeit

Barcelona mori një fitore të rëndësishme ndaj Celta Vigos, por mbrëmja u shoqërua me momente shqetësuese, sidomos për talentin e ri Lamine Yamal.

Ylli 18-vjeçar kaloi katalanasit në avantazh në minutën e 39-të, duke realizuar saktë nga penalltia dhe duke vulosur epërsinë 1-0, që në fund rezultoi vendimtare për triumfin e Barcelonës. Megjithatë, festa zgjati pak për të riun, pasi menjëherë pas golit ai u rrëzua në tokë dhe sinjalizoi stolin për një problem fizik.

Yamal u largua nga fusha drejt dhomave të zhveshjes, duke lënë pas shumë paqartësi mbi natyrën e dëmtimit. Ky episod ngriti shqetësim te stafi dhe tifozët, veçanërisht duke pasur parasysh formën e tij të jashtëzakonshme këtë sezon, ku ka arritur në 24 gola dhe 20 asistime.

Situata u bë edhe më e pazakontë kur ndeshja u ndërpre për disa minuta në fund të pjesës së parë. Sipas raportimeve nga Marca, arsyeja ishte një emergjencë në tribuna, ku një tifoz i Celta Vigos kishte nevojë për ndihmë mjekësore. Lojtarët qëndruan në fushë pa aktivitet deri në normalizimin e situatës.

Pas rifillimit, pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0, rezultat që Barcelona arriti ta ruajë deri në fund për të marrë tre pikët, edhe pse me shqetësime për gjendjen e një prej lojtarëve më premtues të skuadrës.

Teilen: