Tuesday, 14. April 2026
Sport

Barcelona fiton dhe eliminohet nga Championsi

GS 14/04/2026 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Barcelonës ka mbyllur rrugëtimin në Ligën e Kampionëve, pasi u eliminua në çerekfinale nga Atletico Madridi.

Atletico avancoi në gjysmëfinale të Championsit me rezultatin e përgjithshëm 3:2 pas dy ndeshjeve të luajtura.

Duelin e parë, Atletico e fitoi 2:0 në “Camp Nou”, ndërsa të kthimit e humbi 2:1 në shtëpi, të martën mbrëma.

Barcelona triumfoi në “Wanda Metropolitano” por fitorja nuk ishte e mjaftueshme për kualifikim në gjysmëfinale.

Të tre golat në duelin e kthimit u shënuan në pjesën e parë, ndërsa në të dytën u anulua një gol i Barçës.

Lamine Yamal (4′) e Ferran Torres (24′) shënuan për Barcelonën kurse Ademola Lookman (31′) realizoi për Atleticon.

Me të filluar pjesa e dytë, Barcelona realizoi me anë të Torresit sërish, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Deri në fund të ndeshjes, Barcelona mbeti me një lojtar më pak sikurse në duelin e parë.

Por, këtë herë me karton të kuq u ndëshkua Eric Garcia pas rishikimit të VAR-it.

Teilen: