• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Barcelona fiton në Beograd nën një atmosferë të tensionuar mes tifozëve vendas

13/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Barcelona ka fituar ne Beograd ndaj Partizanit 79:87 nën një atmosferë të tensionuar mes tifozëve vendas.

Ndeshja ishte më e mirë për Partizanin në fillim ku madje arritën të shkëputeshin me 10 pikë diferencë 21-11.

Por kjo nuk do të zgjaste shumë pasi menjëherë Barcelona mori masa dhe e uli në 4 pikë diferencën 23-19 në përfundim të periodës së parë.

Më tej Barcelona shpërthen duke shënuar 30 pikë në 10 minuta, ndërsa Partizani me gabime foshnjarake pothuajse e dorëzon lojën.

Në periodën e tretë ndryshon gjithçka pasi skuadra vendase rifutet në lojë me anë edhe të një farë neglizhence nga skuadra katalanase kur diferenca preku +23 pikë.

Perioda e katërt e gjen Partizanin me disa trepikësha të njëpasnjëshëm që e ulin diferencën deri në 11 pikë.

Pikërisht këtu Barcelona humbet qetësinë dhe nis të humbasë topa që Partizani i kthen në kundersulme të sakta.

Në fund rezultati shënon 79-80, Partizani ia del ta ulë nga -23 në -1 pike. Në momentin më kyç është Abrines që shënon trepikëshin e sigurisë për Barcelonën që e çon në +4 .

Barcelona merr fitoren e vështirë në ferrin e Beogradit ku njëkohësisht merr edhe vendin e parë në renditje me 7-2 ndërsa Partizani bie në vendin e 15-të me 2-7.

Next Post

Dikur luante kundër Mesit, futbollisti kroat përfundon duke… sharruar dru

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.