Sunday, 15. November 2026
Futboll

Barcelona gati të “kopjojë” Real Madridin dhe të dërgojë sulmuesin te Como

GS 15/11/2026 2 Min. Lesezeit

Hamza Abdelkarim ka luajtur vetëm 131 minuta në këtë sezon të tijin të parë me fanellën e Barcelonës. Pavarësisht talentit dhe besimit që ka Hansi Flick dhe drejtuesit e Barcelonës tek ai, sulmuesi egjiptian e ka shumë të vështirë të gjejë minutat e duhura, duke ditur konkurrencën e madhe që ka te katalanasit.

Sport zbulon se drejtuesit e Barcelonës po mendojnë për huazimin e 18-vjeçarit egjiptian gjatë merkatos së janarit. Po ashtu nuk përjashtohet mundësia e shitjes së tij, duke ruajtur një pjesë të mirë të të drejtave mbi kartonin e tij.

Sipas medies në fjalë, për Abdelkarim ka interes konkret nga Como, një klub që ka treguar besim të madh ndaj të rinjve të talentuar, ku iu është dhënë mundësia për të treguar vlerat e tyre dhe për t’u rritur shumë si lojtarë. Rasti i parë që të vjen në mendje është padyshim ai i Nico Paz.

Pra, sipas raportimit në fjalë, Barcelona mund të “kopjojë” Real Madridin, që e ka bërë shpesh këtë gjë vitet e fundit dhe të lejojë huazimin ose shitjen direkte të Abdelkarim te klubi italian.

Teilen: